Shëndet dhe Bukuri

Trendët e ngjyrave të dushit për sy. Cilat janë ngjyrat ideale? Zëvendësoni dushin tuaj të zi të cilin tash e sa kohë e keni në përdorim, me një nga ngjyrat e hapura dhe të guximshme dhe transformoni plotësisht pamjen tuaj. Nëse jeni aktive në rrjetet sociale, besojmë se keni hasur në shumë fotografi që vërtetojnë këtë trend. Blogeret e bukurisë,…

Read more

Virusi Covid 19 dhe shendeti mendor

Si po ndikon virusi Covid-19 në shëndetin mental Nuk ekzistojnë rregulla strikte të faktuara për virusin Covid -19. Nuk ka udhëzues të sakt që shpjegon se si duhet të bëhet izolimi, si duhet të përgatiten spitalet ose çfarë mund të presim kur bizneset fillojnë të hapen përsëri. E vërteta është, shumica e asaj që ne po bëjmë është e panjohur…

Read more

Frutat dhe perimet e muajit maj

Çdo frut apo perim ka momentin e tij të mbretërimit në sezon. Disa mbretërojnë më gjatë për gati gjysmën e vitit dhe të tjerë e mbajnë fronin vetëm për një muaj. Por në çdo rast, kur flasim për frutat e majit nënkuptojmë më shumë aromë, shije, lëng dhe padyshim më shumë freski, trasnmeton AgroWeb.org. Qershitë Nuk ka tregues më të…

Read more

Uthulla e mollës

Efektet kuruese të Uthullës së Mollës Pothuajse çdo ditë e më shumë, kërkesat për produkte me bazë bimore, janë bërë target e njerëzimit.Uthulla e mollës, është njëra nga to, pasi që studime të shumta kanë treguar për përparësitë e saj në shëndet.Mund të ketë shije të pakëndshme, por vlerat që përmban janë të jashtëzakonshme.Uthulla e mollës, jo rastësisht përshkruhet si…

Read more

Efektet kuruese të Uthullës së Mollës

Pothuajse çdo ditë e më shumë, kërkesat për produkte me bazë bimore, janë bërë target e njerëzimit.

Uthulla e mollës, është njëra nga to, pasi që studime të shumta kanë treguar për përparësitë e saj në shëndet.

Mund të ketë shije të pakëndshme, por vlerat që përmban janë të jashtëzakonshme.

Uthulla e mollës, jo rastësisht  përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme.

Studime të ndryshme, tregojnë se konsumimi i një sasie të caktuar  i këtij lëngu, në baza ditore,  sjell të mira për trupin dhe organizmin.

Por si duhet ta konsumojmë uthullën e mollës?

Ajo ka një përmbajtje të lartë acidike ndaj mund të shkaktojë djegësira në zonën e fytit.

Ekspertët thonë se uthulla e mollës, para konsumimit,  duhet të tretet në një gotë me ujë.

1deri në 2 lugë të gjellës me uthull molle, është e rekomandueshme që të treten me një gotë gjysmë të mbushur me ujë.

Efektet e saj në organizëm

Hulumtimet shkencore kanë treguar se nëse kjo sasi e uthullës së mollës konsumohet çdo ditë, do të kemi më pak probleme me stomakun, pasi që uthulla e pafiltruar është shumë e pasur me fibër që ndihmon në mbrojtjen e stomakut.

 

Uthulla e mollës ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të pH (pehashit) veçanërisht në lëkurë dhe në flokë.

Prandaj si e tillë, uthulla e mollës mund të aplikohet edhe në lëkurë dhe në flokë, gjithmonë duke e tretur me një sasi uji.

 

Uthulla e mollës, trajton infeksionet

Infeksionet e ndryshme tek njerëzit janë një rrezik i vazhdueshëm për organizmin.

Është faktuar se uthulla e mollës është një kurë shumë e mirë kundër një numri të caktuar infeksionesh  e në veçanti mykut që prek zona të ndryshme të trupit.

 

Jep rezultate tek diabetikët

Studimet kanë dëshmuar se konsumi i uthullës së mollës ndihmon në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve të thjeshta. Në këtë aspekt, konsumimi i uthullës së mollës arrin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

Disa hulumtime, kanë zbuluar se konsumi i saj para gjumit ndihmon  në uljen e sheqerit në gjak dhe se efekti zgjat 24 orë.

 

Problemet me toksina

Pothuajse të gjithë, përballemi me sasi të konsiderueshme të toksinave në organizëm.

Konsumimi i uthullës  nga molla, cilësohet si një detoks  i jashtëzakonshëm për mëlçinë.

Mjafton të tretet një lugë gjelle me uthull në një gotë të madhe me ujë dhe të konsumohet rregullisht për një kohë të caktuar.

Hiqni kilogramët e tepërt me Uthull të mollës

Read more