Masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, të miratuar në Qeveria e Republikës së Kosovës, sot kanë hyrë në fuqi.

Bazuar në vendimin e autoriteteve kompetente nga sot ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, por këtu përjashtohen rastet urgjente.

Sektori i gastronomisë do të jetë i mbyllu nga sot deri më 18 prill, por u lejohet shërbimi “merr me vete” dhe “dërgesë me porosi”.

 Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar  nga data 12 prill deri me 18 prill, dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data, obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore.

Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme).

Kujtojmë që masat e reja janë kundërshtuar nga përfaqësues të bizneseve dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kryetarët e komunave kanë vlerësuar se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë.