Shfaqja “Duke e pritur Godonë”, e autorit Samuel Beckett, nesër do të shfaqet premierë në teatrin e Qytetit “Muharrem Qena” Në Mitrovicë.

Kjo shfaqje vjen nën regji të Kushtrim Mehmeti, derisa aktor të angazhuar janë aktor të ansamblit të këtij qyteti, transmeton FemInfo.

Drejtues të teatrit kanë bërë me dije se përcjellja e kësaj shfaqjeje do të bëhet vetëm  nga 70 shikues, për shkak të respektimit të masave anti COVID-19, duke i’ u përmbajtur distancës fizike dhe përdorimit të maskës.

Shfaqja do të ketë repriza më 09 dhe 10 prill, duke filluar nga or 19:00./feminfo.net