Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të vaksinimit.

Zyrtarë të kësaj ambasade, kanë shpërndarë një postim të Ministrisë së Shëndetësisë ku jepen detaje lidhur me vaksinimin kundër virusit korona.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë përmes kësaj video ka bërë të ditur se mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.

“Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim.  Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, thuhet në postimin e MSH-së.