Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se vazhdimi i dialogut me Beogradin vazhdon të jetë një prej çështjeve më thelbësore.

“Urime Presidentes Vjosa Osmani në zgjedhjen e saj! BE pret të punojë me Presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën Evropiane dhe reformat e lidhura me BE, në interes të njerëzve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”, ka shkruar Varhelyi