Izraeli pret të administrojë vaksinën e Pfizer-BioNTech për të rinjtë e moshës mes 12 -15 vjeç nga muaji maj.

Vendimi është marrë për këtë vaksinë, pasi studimi amerikan e nxorri të sigurt dhe efektive edhe tek të rinjtë.

Izraeli është një hap para botës, pasi tashmë ka ofruar vaksinën me një dozë për të gjithë banorët e moshës 16 vjeç e lart. Ndërsa dy doza vaksine u janë bërë gjysmës nga 9.3 milionë banorë në total.

Kreu për situatën me koronaviursin, Nachman Ash ka deklaruar se vaksinat do t’i ofroheshin grupmoshës më të ulët, pasi Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA si dhe Ministria e Shëndetësisë e Izraelit kanë dhënë miratimin e tyre për injektim tek kjo grupmoshë.

An Israeli student receives a Covid-19 vaccine injection, at Leumit Covid-19 vaccination center in Tel Aviv, on January 23, 2021. Photo by Avshalom Sassoni/Flash90 *** Local Caption *** ðâã ðâéó ä÷åøåðä àøðä ÷åøåðä çéñåï îåøä çéðåê ìàåîéú úìîéãéí àæøçéí çéñåðéí

Numri ditor i infeksioneve të reja dhe pacientëve të sëmurë rëndë në Izrael ka rënë si rezultat i programit më të shpejtë të vaksinimit në botë.

Ekspertët thonë se rreziku i fëmijëve për tu sëmurë ose për të vdekur nga Covid-19 është i vogël, por drejtori i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë Hezi Levy deklaroi se variantet e reja i kanë bërë të rinjtë më të prekshëm:

“Ne po shohim një rritje të numrit të fëmijëve të shtruar në spital dhe po shohim fëmijë pa simptoma, por të cilët vuajnë nga ndërlikimet. Rreziku nga vaksina është shumë më i ulët”.

Nga provat e mbledhura nga 2260 adoleshentë në SHBA, rezultoi se vaksina Pfizer pati 100% efikasitet dhe përgjigje të fuqishme me antiturpa, që luftojnë virusin. Gjithashtu nuk flitet për efekte anësore të padëshiruara.