Liderët e 23 vendeve në botë kanë shkruar një letër të hapur lidhur me pandeminë e koronavirusit duke bërë thirrje që vendet së bashku të koordinohen për të mbrojtur shëndetin e brezave të ardhshëm dhe të merren seriozisht me pandemitë e ardhshme.

Letra është e nënshkruar mes të tjerëve nga kryeministri britanik Boris Johnson, Angela Merkel, Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama dhe të tjerë.

Në letrën e hapur ata njëzëri thonë se Covid-19 shërben si një kujtesë e zymtë dhe e dhimbshme se askush nuk është i sigurt: ‘Derisa të gjithë bashkë të jemi të sigurt’!

Në letër thuhet gjthashtu se do të nevojitet një traktat për gatishmërinë dhe reagimin pandemik për të luftuar krizat shëndetësore në të ardhmen, duke shtuar se një angazhim i ripërtërirë kolektiv do të siguronte qasje universale dhe të barabartë në vaksina, ilaçe dhe diagnostikime të sigurta, efikase si dhe të përballueshme: Në transparencë të plotë! 

‘Ne do të punojmë me udhëheqësit botërorë dhe të gjithë aktorët e përfshirë, përfshirë shoqërinë civile dhe sektorin privat. Ne besojmë se, si krerë të shteteve dhe qeverive dhe krerë të institucioneve ndërkombëtare, kemi përgjegjësinë të sigurojmë që bota të marë mësimet e pandemisë Covid-19’, shprehen liderët njëzëri. 

https://www.faz.net/aktuell/politik/inland/nach-corona-vertrag-zur-bekaempfung-von-pandemien-gefordert-17269543-p2.html