Ministri i Finanacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka marrë vendim që të shtyej afatin e deklarimit të pasurisë të zyrtarëve poublik për vitin 2021.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një njoftimi, Administrata Tatimore e Kosovës.

Sipas këtij institucioni, ky vendim bazohet në vendimin e marrë nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021.

“Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim”, thuhet në njoftim.
“Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi. Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi. Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor”, thuhet në njoftimin e ATK-së./feminfo.net