Artan Boriçi, fizikant i njohur, profesor i Universitetit të Tiranës, akademik i asociuar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka humbur betejën me koronavirusin.

Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

56 vjeçari u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2000.

Akademia e Shkencave ka publikuar njoftimin ku tregon veprimtaritë e tij akademike dhe universitare teksa u shprehen ngushëllimet familjarëv dhe të afërmve të tij.