Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër urimi nga presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan.

Ergogan ka uruar Kurtin, për marrjen e detyrës në krye të ekzekutivit të Kosovës, përcjellë FemInfo.

Por krahas urimit, presidenti Erdogan ka përmendur edhe çështjen e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Ai ka shtuar se do të ishte në favor të Kosovës, që Qeveria e re ta rishikojë një vendim të tillë, duke u thirr në rezolutat e Kombeve të Bashkuara. /feminfo.net