Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot se kur pritet të mbahet seanca ku do të votohet për president.

Sipas tij, gjasat të ndodhë kjo seancë është pas procesit të zëvendësimit të deputetëve të cilët do të hyjnë në legjislaturën e re, pas emërimit të ministrave në kabinetin qeveritarë, përcjellë FemInfo.

Kurti tutje është shprehur optimist që kandidatura e Vjosa osmanit për presidente do të kaloj, pasi që sipas tij ajo është legjitimuar nga vota e popullit.

“Atë që e votoj populli me 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me votat e nevojshme në Kuvend”, ka deklaruar Kurti./feminfo.net