Më 24 Mars të 22 viteve më parë, NATO filloi bombardimet kundër forcave serbe në luftën me Kosovën.
Në këtë datë, presidenti asokohe i SHBA-ve Bill Clinton, njoftoi në një fjalim se SHBA do t’u bashkohet aleatëve të NATO-s për ndërhyrjen në Kosovë, duke përmendur brutalitetin e forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.
Kryeministri Rama ka postuar në Twitter videon e fjalimit të Bill Clinton, dhe shkruan se ky adresim historik e bëri datën e sotme të pashlyeshme në historinë e marëdhënieve shqiptaro-amerikane.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, ka thënë kryeministri Rama.