Monika Kryemadhi kujton sot ditën e puthjes së parë me Ilir Metën.

Në një status të gjatë i falenderon për jetën me sfida e emocione që ai i ka dhuruar, për tre fëmijët që kanë bashkë dhe i premton publikisht: “Të dua Ilir Meta si një adoleshente e përjetshme”.

Shoqëruar statusit ka vendosur një foto aktuale, ku shfaqet teksa e puth Ilirin në ballë.