Në qytetin e Gjakovës është bërë hapja zyrtare e palestrës së re të Boksit dhe Muaythai.

Kjo ka mundësuar që  klubi “Sport Center”,  i themeluar që nga viti 2018, të vije me dimension më të sofistikuar,  i cili përpos hapësirave, përmes trajnerëve të certifikuar do të punoj më shumë për të nxjerrë talent të rinj nga kjo komunë.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini tha që investime të tilla janë investime në Rini.

“Përmes sportit ju po i nxirrni nga pasiviteti të rinjtë. Aq më shumë që Gjakova ka traditë në zhvillimin e sporteve luftarake”.

Ndërkaq drejtoresha për Kulturë, Rini she Sport, Saranda Hyseni Maloku tha që përpos angazhimit për të zhvilluar sportin, ky investim është edhe një hap dhe shembull i mirë i bizneseve, që përmes Ligjit për Sponsorizim të përkrahin sportet.

Ky investim u mundësua nga EUROTERM dhe Mendi P./feminfo.net