Qytetarëve të Leicester mund tu shkohet në shtëpitë e tyre për t’ju bërë vaksinën anti-Covid.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se duan të gjejnë një mënyrë të shpejtë për të vaksinuar sa më shumë njerëz, në qytetin ku normat e infeksionit mbeten të larta.

Leicester është qyteti që ka qëndruar edhe më shumë në bllokim në gjithë Britaninë.

Një tjetër ide është hapja e qendrave të vaksinimit jashtë spitaleve, por edhe në qendra tregtare.

Rreth 430,000 persona janë vaksinuar deri më tani në Leicester. Procesi i vaksinimit ndryshon në të gjithë qytetin dhe nivelet e infeksionit mbeten të larta, me 108 raste për 100,000 banorë.

Mjekët kanë thënë se do të identifikojnë edhe personat që hezitojnë të bëjnë vaksinën, dhe do ju telefonojnë për t’ju mbshur mendjen.

Leicester është qyteti ku jeton një pjesë e madhe e besimtarëve myslimanë dhe sipas ekspertëve ata duhet të vaksinohen për të mos përhapur infeksionin teksa shkojnë në xhami apo në objekte të tjera fetare.