Ndonëse pak ditë më parë u spekulua se Xhensila do të vijë në një bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Majk, me fotot e fundit këngëtarja ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një këngë solo.

“Sa shumë më mungoni”, ka shkruar ajo krah disa fotove ku shfaqet përpara mikrofonit duke kënduar.

Si për ta konfirmuar këtë lajm, Xhensila i ka kthyer përgjigje dhe një prej komenteve i cili shkruante: “Sa herë thua kështu, shpërthen një super hit”.
“Zemrush”, ka shkruar Myrtezaj më pas. Se si do të jetë ky super hit do ta zbulojmë shumë shpejt.

Burimi: Who