Një vaksinë koronavirusi në formë pilule mund të hyjë në fazat e para të provave klinike këtë vit.

Oravax, kompania që po punon mbi substancën, njoftoi se shpreson të fillojë fazën e parë të provave klinike tek njerëzit deri në muajin qershor.

Vaksinat orale janë një opsion i mirë pasi do ishte më e lehtë shpërndarja dhe administrimi. Oravax është kompani e përbashkët nga dy firma: kompania izraelito-amerikane Oramed dhe kompania indiane Premas Biotech. 

Vaksina mund të transportohet në një frigorifer normal dhe të ruhet në temperaturën e dhomës, pra mund të merret lehtësisht në shtëpi nga të gjithë.

Gjithmonë nëse do të rezultojë e efektshme. Plus mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për ata që i kanë fobi gjilpërat.

“Rezultatet e studimeve mbi kafshët janë inkurajuese”, thonë studiuesit që shtojnë se gjithsesi, rezultatet optimiste tek kafshët, jo gjithmonë rezultojnë të efektshme edhe tek njerëzit.