Regjisori i famshëm Steven Spielberg edhe pse është duke punuar në realizimin filmik, “West Side Story”, që pritet të dalë në fund të këtij viti, do të ketë edhe një projekt tjetër.

Ai dëshiron të realizojë një film të frymëzuar nga fëmijëria e tij në Phoenix të shtetit amerikan, Arizona.

Po ashtu, aktorja Michelle Williams, pritet ta luajë rolin kryesor të nënës së tij.

Duke qenë se për herë të parë do të xhirojë një tregim personal, Spielberg ka vendosur të përfshihet edhe në shkrimin e skenarit me bashkëpunëtorin e tij shumëvjeçar, Tony Kushner.

Hera e fundit kur që ai ka shkruar një skenar ishte për filmin e vitit 2001, “A.I. Artificial Intelligence”.

Xhirimet e filmit të ri pritet të fillojnë gjatë verës, ndërsa shfaqja nëpër kinema do të jepet në vitin 2022.