Pas zgjedhjes së kryeministrit të ri të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, kanë filluar edhe urimet e diplomatëve të huaj në vendin tonë.

Ka qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnet, ai që ka uruar shefin e ri të ekzekutivit për përgjegjësinë e re, tansmeton FemInfo.

Kosnett përmes një postimi në “Twiteer”,  ka potencuar se pret që me kryeministrin Kurti të punojnë për të ndërtuar një të ardhme paqësore, drejtësisë dhe progres për të gjithë qytetarët.

Mes tjerash, diplomati amerikan ka porositur për një angazhim edhe më të shtuar të luftës kundër COVID-19./feminfo.net