Përmes një deklarate të përbashkët , ambasadorët e shteteve të QUINT-it, kanë kërkuar nga subjektet politike në Kosovës, që të tregojnë rol përgjegjës pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ambasadorët e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, kanë bërë thirrje që politikanët kosovarë të tregohen të përgjegjshëm karshi proceseve politike dhe shtetformuese, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e presidentit.

Në vijim sjellim deklaratën e plotë :

 “Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës urojnë qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i nxitin të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për qeveri efektive. Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri”, thuhet në deklaratën e përbashkët”./feminfo.net