Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ndarë një mesazh për të gjithë ata që refuzojnë të marrin vaksinën antiCovid.

“Sinqerisht mendova se, pasi të kishim vaksina të mjaftueshme për të gjithë, gjendja do të fillonte të qetësohej dhe në fakt është qetësuar mjaft. Megjithatë unë nuk arrij ta kuptoj disa që flasin si ‘macho’ dhe thonë ‘nuk do ta bëj vaksinën. Kam të drejtën si amerikan, kam lirinë time për të mos e bërë vaksinën’. Po përse nuk tregohesh patriot? Përse nuk mbron njerëzit e tjerë ”, tha presidenti Biden.

Kujtojmë që Presidenti Biden u vaksinua menjëherë pas inaugurimit të tij dhe ai tash thotë se ndjehet i lehtësuar.

“Më në fund mund t`i përqafojë nipërit dhe mbesat pa frikën e infektimit”, përfundon Biden./feminfo.net