Partia Demokratike e Kosovës, nuk do ta votoj Vjosa Osmanin për president. Këtë e ka rikonfirmuar kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka shtuar se deputetët e subjektit të tij nuk do të marrin pjesë  në seancë kur në agjendë është votim për president.

 Madje sipas tij, kjo temë tashmë është e mbyllur për PDK-në, përcjellë FemInfo.

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj çështjet e tilla të qëndrimeve në sallë mendoj që janë tema të natyrës teknike”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se lidhur me këtë çështje është diskutuar dhe është vendosur në të gjitha instancat e partisë. /feminfo.net