Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka cilësuar si vendim të duhur dhe të drejtë, vendimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që të ndërrojë prokurorin në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

haxhiu potencoi se se aktakuza e ngritur nga prokurorja e parë ka qenë shumë profesionale, por që sipas saj mbetet që të hetohet e vërteta se pse lënda ishte transferuar nga Gjykata në Pejë në atë në Gjilan.

“Vendimi për ndryshimin e prokurorit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj është i duhur dhe i drejtë. Në aktakuzën e ngritur nga prokurorja e parë, Sahide Gashi, e cila ishte ngarkuar për hetimin e vrasjes së të ndjerit Agonis Tetaj, dhe e cila më është dërguar nga babai i të ndjerit, thuhet se “i pandehuri me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj”. Aktakuza 15 faqëshe e prokurores Gashi është shumë profesionale. Mbeten për tu hetuar arsyet e vërteta se si dhe pse prokurori Haxhi Dërguti, kishte transferuar lëndën nga Peja në Gjilan!”, ka thënë Haxhiu në rrjetin social “Facebook”.