Kryetari i Ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë një urim përmes telefonatës nga Ambasadori i Italisë, Nicola Orlando.

Këtë e ka bërë të ditur, diplomati italian, përmes rrjeteve sociale, përcjellë FemInfo.

Ambasadori Orlando, tutje ka shtuar se kreu i LDK-së, i ka thënë atij se janë duke punuar për t’i dhënë mbështetje krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Diplomati italian në vendin tonë, ka potencuar se e ka mirëpritur rolin konstruktiv që në këtë rast po e tregon opozita./feminfo.net