Të dielën, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, u ribashkuan në Republikën Dominikane, ku JLo aktualisht po xhiron ‘Wedding Shotgun’ dhe të dy duken shumë më të lumtur, sipas një burimi.

“Megjithëse Jennifer ka qenë duke xhiruar, ajo ka qenë në gjendje të kalojë kohë me Alex gjithashtu. Për ta ka qenë shumë mirë të kalojnë kohë intime,” thotë burimi. “Ata të dy duken shumë më të lumtur. Megjithatë, po i marrin gjërat ngadalë. Ende kanë shumë për të kuptuar para se marrëdhënia e tyre të jetë përsëri në gjëndje të shkëlqyer.”

Burimi shpjegon se Lopez ishte “shumë e gatshme të hiqte dorë” nga marrëdhënia e tyre, por ajo është e lumtur që janë ende së bashku.

“Jennifer po lufton me çështje të besimit,” shpjegon burimi. “Ata janë larg nga planifikimi i një martese, por janë ende të fejuar.”

Burimi: Class