U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një intervistë për BB-së, ku ka folur për proceset politike nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Republika e Kosovës.

Mes tjerash, Osmani, ka folur edhe për fenomenin e korrupsionit që sipas saj është problem shumë serioz në Kosovë.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar në rrjetin social FaceBook, ish ministrja e arsimit e Shqipërisë Besaj Shahini, duke e quajtur deklaratën si populiste dhe antiapatriotike.

Sipas Shahinit, problemi kryesor për t’u diskutuar në media ndërkombëtare është fakti se Kosova nuk njihet si shtet nga rajoni, BE-ja dhe organizatat e tjera kryesore ndërkombëtare. Kjo sipas saj pengon jo vetëm zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, por edhe imagjinatën se si mund të dilet nga izolimi dhe pabarazia me vendet e tjera të rajonit.

“Të flitet për krim dhe korrupsion në fushatë zgjedhore është e kuptueshme. Por, të përçohet diskursi i fushatës në media ndërkombëtare dhe të përshkruhet Kosova si vend i zhytur në krim e korrupsion, është të pështysh vetën në fytyrë, siç kanë bërë Basha e Meta shpesh me Shqipërinë për interesa vetjake elektorale. Kur e para e vendit prezanton gjithë gjeneratat paraardhëse politike si të korruptuara e të kriminalizuara, tingëllon mosbesues edhe cilësimi që ia bën vetes dhe Vetëvendosjës si të “pakorruptueshëm”, përfundon postimi i Shahinit. /feminfo.net