Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, është nderuar me çmimin “Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”.

Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.

Në këtë edicion, Lipa ishte e nominuar në gjashtë kategori.

Secila nga njëmbëdhjetë këngët e këtij albumi shpërndan një ndjenjë euforike që rritet nga tingujt e parezistueshëm. Sigurisht, albumi për suksesin e vet i ka borxh të madh së kaluarës nostalgjike e veshur me shkëlqimin e këngëve në disco dhe muzikës së viteve ’80. Këngët e Lipës janë të paturpshme në dëshirat e tyre, qoftë për të dalë me ish-të dashurin apo për të takuar dikë të ri.