Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme  pas vendimit të PZAP’it për rinumërim të votave në vendbanime të banuara me boshnjakë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur, Balje, për gazetën express dhe se ajo beson se pas vendimit të Supremes, do të sigurojë një vend në Kuvend.

‘’Ne thirremi në emrin e Kushtetutës për me i mbrojt të drejtat tona. Po besoj që do të sigurojmë një ulëse.’’, ka thënë ajo.

Në ndërkohë PZAP’ja dje e ka pranuar si pjesërisht të bazuar apelin e partisë së Baljes, që apeloi kundër vendimit të KQZ’së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.