Komunës së Gjakovës do t’i shtohet edhe një godinë e re shkollore. Bëhet fjalë për shkollën në fshatin Demjan, gurthemeli i se cilës u bë sot, investim ky që kap shumën prej 2 milion eurosh, fond ky i siguruar nga ministria e Arsimit.

Në të njëjtën kohë, kjo shkollë është emërtuar me emrin e aktivistit dhe punëtorit të dalluar të arsimit nga kjo trevë Hamëz Cena, transmeton FemInfo

Në inaugurimin e punimeve të godinës së re, të pranishëm ishin kryetari I Komunës Ardian Gjini dhe ministri i Ministrisë së Arsimit, Ramë Likaj, të cilët e vlreësuan porjekt të rëndësishëm për Demjanin dhe trevën e Hasit në përgjithësi.

Kryetari I Gjakovës, Ardian Gjini, deklaroi se fillimi i punimeve në ndërtimin e shkollës pikërisht në ditën e Epopesë së UÇK-së, është një simbolikë e mirë, që dëshmon se përkundër shumë humbjeve dhe sakrificave që ka pësuar populli ynë, ne përsëri po lindim, po rritemi e po gjallërojmë si popull, duke pasur nevojë për shkolla të reja e rritje të mësimnxënsjes.

Ndërsa ministry, Likaj, ka thënë se Demjani dhe Hasi në përgjithësi gjithmonë është shquar si vatër e arsimimit dhe atdhedashurisë, prandaj është shprehur I lumtur që gjatë mandatit të tij është mundësuar ndërtimi i një godine të re shkollore në këtë zonë./feminfo.net