70 mijë euro i ka ndarë Komuna e Prishtinës, për t’i furnizuar me tituj të rinjë bibliotekat.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori për kulturë në Komunën e Prishtinës, Ardian Berisha, në KTV, përcjellë FemInfo.

Berisha ka shtuar se përmes këtij fondi me libra të rinjë do të furnizohet biblioteka “Hivzi Sylejmani” dhe se për këtë furnizim pritet të bëhet një thirrje publike për qytetarët në mënyrë që të marrin sugjerime nga ata se për çfarë libra ka nevojë biblioteka.

Tutje Berisha ka deklaruar se janë nënshkruar edhe disa kontrata që pritet të zbatohen gjatë këtij viti, përfshirë këtu: qendrën multifunksionale me fokus Bibliotekë në Kodrën e Trimave, ndërtimi i InfoPoint në sheshin Zahir Pajaziti, renovimi i hapësirave të institucioneve nën varësi të komunës si dhe kontrata për art në hapësira publike./feminfo.net