Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një konferencë për medie, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje, përcjellë FemInfo.

VV ka marrë 438 mijë e 334 vota.

Bëhet e ditur se partia e dytë më e votuar doli Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota, derisa e treta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka deklaruar Daka./feminfo.net