Derisa festa e 8 Marsit po afrohet, institucione komunale kanë nisur përgatitjet për të shënuar këtë ditë të veçantë për gratë.

Komuna e Pejës, tashmë ka publikuar agjendën e aktiviteteve të paraparë me rastin e 8 marsit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, manifestimet do të nisin me marshin tradicional që nis nga Parku i Paqes “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, organizatorët kanë paraparë edhe vendosjen e instilacioneve që avokojnë barazi gjinore, derisa  do të hapet edhe ekspozita me fotografi”Gruaja si vlerë superiore”./feminfo.net