Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, po qëndon për vizitë zyrtare në Zvicër.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani, takoi Ylfete Fanaj, e cila është kryetare e Parlamentit të Luzernit në Zvicër, përcjellë FemInfo

Osmani, është shprehur se për të është kënaqësi e jashtëzakonshme të takohet me një politikane të vertetë, sikurse është Ylfetja Fanaj.

“Shembull i një politikaneje moderne, të zellshme e që me përulje kontribuon në përmirësimin dhe avancimin e politikave në Zvicër për të gjitha komunitetet pa përjashtim. Faleminderit për një bashkëbisedë të këndshme e shpresoj të kemi mundësinë që së shpejti të takohemi edhe në Kosovë”, ka shkruar Vjosa Osmani në postimin e saj./feminfo.net