Pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, qytetarët e Kosovës janë me sy e vesh kah themelimi i institucioneve të reja.

Por si do të duket struktura e re e Kuvendit të Kosovës?

Analisti Blerim Vela, përmes një postimi në rrjete sociale, ka dhënë parashikimin e tij lidhur me ulëseve që priten të marrin partitë politike pas certifikimit të zgjedhjeve.

Vela shton se me trendin aktual Vetëvendosje pritet të marrë 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 19, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8.

Sipas tij nëse trendi aktual i ndarjes së votave me postë vazhdon njëjtë për subjektet politike, atëherë LVV’ja dhe Lista e Vjosa Osmanit priten që të kenë 49,7% të votave, PDK pritet të marrë 16.8%, LDK 12.65% dhe AAK 7.16%.