Banorë të fshatrave të Komunës së Prishtinës kanë mbajtur një protestë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Përmes kesaj proteste ata kanë kërkuar që fshatrave përreth kryeqytetit tu ofrohet transporti publik, transmeton FemInfo.

Sipas protestuesve, ka një 1 vit që nuk kanë transport publik, derisa shtuan se disa herë janë ankuar në komunë.

Mungesa e transportit publik, ka shkaktuar telashe për nxënës e student, por edhe për kategorinë e të punësuarve, në kryeqytet.

Enes Ibrahimi, student në UP, tha se për 1 vit ka bërë kërkesa në Komunën e Prishtinës që të ketë transport publik, por që tha se nuk ka marrë përgjigje.

Ai tha se po e ka të vështirë të ndjek studimet për shkak të mungesës së transportit.