E reja nga Ferizaj, Fatime Haxhidemaj, ka ndërruar jetë në spitalin e specializuar në Turqi, derisa po merrte trajtimin e nevojshëm.

E ndjera, Haxhidema, është njëra nga të lënduarit e shpërthimit që ndodhi muajin e kaluar në njërin nga restorantet e Ferizajt, transmeton FemInfo.

Për vdekjen e saj ka lajmëruar Komuna e Ferizajt. Me këtë rast kryetari Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen e të ndjerës.

Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restorantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.

Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.

Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, përfundon telegrami i ngushëllimit i kryetarit Aliu./feminfo.net