Kungulli i njomë për habi të të gjithëve nuk është perime, por frut, madje është një ndër frutat më të pasur me vlera ushqyese.

I përkasin varitetetit Cucurbita pepo, që përfshin edhe kungujt edhe kastravecat dhe gjen përdorim pothuaj në të gjitha recetat.

Mund t’i gjeni në treg gjatë gjithë kohës, por duke qenë se jemi në sezonin e tyre, bëni mirë të dini disa gjëra përpara se t’i hani.

1.Ushqejnë trupin me vitamina: Kungujt e vegjël kanë në përmbajtjen e tyre vitamina A dhe C, të cilat kryejnë një sërë funksionesh dobiprurëse në organizëm: si për shembull forcojnë sistemin imunitar, parandalojnë veprimin e radikaleve të lira, ulin presionin e gjakut dhe luftojnë inflamacionet e ndryshme.

2.Përmirësojnë shëndetin kardiovaskular: Kungujt e njomë janë ndër perimet kryesore që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ushqimor nëse keni probleme me shëndetin e zemrës. Gjithçka falë antioksidantëve dhe fibrave të tretshme në ujë që ndihmojnë në pompimin e gjakut, filtrimin e tij dhe pasurimin me oksigjen.

3.Ju ndihmojnë të bini nga pesha: Nëse jeni një prej shumë njerëzve që doni të humbisni peshë, por jeni të pavendosur se ç’ushqime të zgjidhni: kungujt jeshilë janë zgjidhja e duhur. Ndryshe nga shumë perime të tjera, kungujt janë të varfër në kalori dhe karbohidrate, që janë edhe aleatët kryesorë të mbipeshës.

4.Përmirësojnë shikimin: Përdorimi në masë i smartphonëve, ndjenja përballë kompjuterit dhe televizorit apo edhe leximi nën efektin e dritës blu janë disa prej shkaqeve që dobësojnë shikimin. Kungujt përmbajnë shumë fitonutrinete si vitamina C, beta-karoteni, luteina dhe zeaksantina që mbrojnë sytë tuaj nga dëmtimet e ndryshme.