Përmes një komunikate për medie, Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ka reaguar për paralajmërimin e masave të reja mbrojtëse ndaj Covid-19.

Ata kanë bërë thirrje që mos të kufizohen bizneset më sepse sipas tyre, asnjë masë e palogjikshme nuk do të respektohet, përcjellë FemInfo.

Sipas tyre, nga fillimi i pandemisë, shumë biznese kanë pësuar shumë keq me dëmet dhe humbjet që u janë shkaktuar, derisa kanë shtura se gjatë gjithë kohës bizneset në përgjithësi kanë qenë të kujdesshëm në respektimin e masave.

Po doni me i mbyll prap bizneset a?

Po doni prap me i dënu qytetarët me gjoba e në anën tjetër po i leni pa punë? Pikërisht në momentin kur bizneset filluan pak me u ‘’kfjell’’ dhe me punu, ju doni me i mbyll prap a?

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ka bërë thirrje të gjitha bizneseve nga të gjitha sektorët që të vazhdoni t’i respektoni masat e manualit.

“Mos i kufizoni bizneset më, mos bëni eksperimente përndryshe asnjë masë e palogjikshme nga ana juaj nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet!”, thuhet mes tjerash në komunikatë./feminfo.net