Studimet tregojnë efektet e ekspozimit ndaj rrezeve UVA të forta. Rrezet UV të cilat arrijnë sipërfaqen e tokës mund të ndahen në tre grupe; UVA, UVB dhe UVA të forta.

Studimet tregojnë se rrezet UVA të forta përfaqësojnë më shumë se 75% të rrezeve UV. Ato mund të depërtojnë në thellësi të lëkurës më shumë se çdo lloj rreze UV dhe shkaktojnë efekte të dëmshme afatgjata si plakja e parakohshme e lëkurës dhe tharja e saj.

Kush ka nevojë për mbrojtje të përforcuar kundër rrezeve UVA të forta?

Lëkurat e ndjeshme dhe intolerante ndaj diellit janë veçanërisht të ndjeshme ndaj rrezeve UVA të forta. Këtu bën pjesë edhe lëkura e fëmijëve. Të gjitha këto lloje lëkurash do të përfitojnë nga mbrojta dhe kujdesi për nevoja specifike…

Si të zgjidhni faktorin mbrojtës SFP?
Ndiqni këto rregulla të arta për një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.

4 mënyra për të zgjedhur faktorin e duhur mbrojtës

1.Kremrat me faktorë mbrojtës dhe rezistentë ndaj ujit ju japin mundësinë të mos digjeni nga rrezet nëse ju jeni në/ose jashtë ujit, por me kushtin që ai të aplikohet çdo dy orë.

2.Aplikojeni kremin në masë. Statistikat tregojnë se ne përdorim vetëm çerekun apo gjysmën e masës së kremit që na nevojitet për mbrojtje.

3.Mendoni për cilësinë: zgjidhni një krem që ju bën të lumtur kur e përdorni dhe që nuk ju bezdis. Sprait mund të djegin fytyrën nëse përmbajnë alkool.

4.Mendoni për të gjitha pjesët e trupit. Njerëzit shpesh harrojnë të aplikojnë kremin me faktor mbrojtës në kurriz, këmbë, veshë.
Cili krem me faktor mbrojtës është për ju?

TË MERRNI NGJYRË PA U DJEGUR. Atëherë zgjidhni një produkt që stimulon pigmentimin dhe prodhimin e melaninës.

TË MBRONI TOTALISHT LËKURËN TUAJ NGA DIELLI. Asnjë produkt nuk i ndalon rrezet plotësisht, por zgjidhni një produkt që përmban dioksid titaniumi për mbrojtje të lartë.

TË PARANDALONI PLAKJEN. Zgjidhja ideale është një produkt me SPF të ulët (SPF 15) dhe që përmban antioksidantë si vitamina E.

NJË PRODUKT QË TA APLIKONI PASI LAHENI NË DET OSE PISHINA. Është shumë e lehtë të digjeni gjatë kohës që ju prisni të thaheni, kështu që përdorni një që funksionon edhe në lëkurën e lagur.

Burimi: Living