Mbledhës dhe promovues i anekdotave si dhe një posionat për artin e karikaturës.

Është ky Imri Musliu, mësimdhënës me profesion, i cili prej shumë vitesh me karikaturat e tij, pasqyroi një realitet politik e shoqëror.

Me vijat, dritëhijet, kreativitetin, punimet e tij flasin qartë, transmeton FemInfo.

Tashmë emri i karikaturistit ferizajas, Imri Musliu, ka shpërthyer kufijtë kombëtar, duke zënë vend në revista ndërkombëtare, duke marrë vëmendjen e pasionantëve të artit të karikaturës që nga Gjeorgjia në Turqi, nga Filipinet gjer në Tunizi, Belgjika dhe Egjipti.

Së fundmi, ai është pranuar anëtar i rregullt i revistës satirike të përmuajshme ‘’BirKitapBinDost’’ në Stamboll të Turqisë.

“HiThi”, shoqata e karikaturistëve është shtëpia e tij e dytë, të cilën e themeloi, për t’i lënë Ferizajt e të pasionuarve të artit të karikaturës, një pasuri të vlefshme për ta trashëguar ndër breza.

Dashuria dhe pasionin për artin ka shtyrë Musliun që të organizoj Festivalin e Karikaturës në Ferizaj.

Kujtojmë që ky festival, në edicionin e fundit që u mbajt vitin e kaluar shënoi sukses të jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e 360 autorëve me 1650 punime nga 53 shtete./feminfo.net