Zyrtarë të Policisë së Kosovës, përmes nje komunikate për medie, kanë bërë të ditur e kanë arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Tutje shtohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor në inistitucione shëndetësore, përcjellë FemInfo.

Sipas komunikatës, gjatë trajtimit të rastit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë.

Ndësa, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.