Është mbajtur sot takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 në Kosovë.

Ky takim është mbajtur nën kryesimin e Ministrit në detyrë, Armend Zemaj, me ç’rast u diskutua për gjendjen me pandeminë në vendin tonë.

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndeti Publik, Naser Ramadani, pohoi se janë duke hulumtuar variantin e ri të COVID-19.

Ramadani, tutje ka shtuar se janë duke punuar në strategjinë për vaksinimin e pacientëve me vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas tij, stafi mjekësor është gati derisa shtoi se janë në pritje të vaksinave të cilat do të vijnë në Kosovë.

Krahas kësaj, ekspertët shëndetësor kanë vazhduar me apelin e njëjtë për bartje obligative të maskave./feminfo.net