Partia Demokratike e Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit mori rreth 17.41% të votave, e që përkthyer në deputetë i bie t’i ketë marrë 20 ulëse në Kuvend.

Duke llogaritur në votat e vlefshme deri tani, pa numëruar votat me kusht, atyre të diasporës dhe votave të personave me nevoja të veçanta, tashmë janë bërë të ditur emrat e kandidatëve të PDK’së që kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvend.

Nga grupi parlamentar i PDK’së për këtë legjislaturë do të përbehet nga: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Ardian Kastrati, Rashit Qalaj, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Abelard Tahiri, Bekim Haxhiu, Eliza Hoxha, Blerta Deliu Kodra, Ganimete Musliu, Adelina Grainca, Ariana Musliu Shoshi dhe Floreta Zejnullhu.