Nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe në bashkëpunim me Ansamblin “Gjilani” dhe Qendrën e Pavarur Kulturore, në Gjilan është mbajtur Festivali “Gjilani Fest 2021”.

Ky aktivitet u mbajt për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës transmeton FemInfo.

Deniza Limani, drejtoreshë në DKRS, ka theksuar se ky festival po mbahet në kohë pandemie, në kushte më të rënduara e nën respektimin e masave.

Ajo është shprehur e lumtur se në Gjilan gjenden ansamble të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Luginë e Preshevës.

Programin e ka nisur Ansambli “Gjilani” me disa pika artistike. Ajo u paraqit me valle tradicionale e burimore me Grupin e Valltarëve, Kolazh kosovar, koreografia e Qemajl Musliut.

Më pas është paraqitur Ansambli “Afërdita” nga Tirana, me president Eshref Gjoshi dhe koreografe Arta Kastrati.

Nga Presheva është paraqitur Shoqëria Artistike “Presheva”, të cilët patën disa pika muzikore.

Në këtë Festival është paraqitur edhe grupi nga Kumanova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani”.

Për të gjithë pjesëmarrësit drejtoria ka ndarë mirënjohje./feminfo.net