Kosova, sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Qytetarët e Kosovës i ka uruar edhe kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci., transmeton FemMagazinë.

“Urime Kosovë! Nderim e lavdi për heronjtë, dëshmorët, të rënët në përpjekjen për liri e pavarësi, për secilen e secilin që kontribuan për këtë vend e këtë ditë!Shpresë e angazhim për përparim, për një shtet të zhvilluar, me integritet e sovranitet të plotë. Në ecjen tonë përpara, ku atdheu e pavarësia është një projekt i pafund e i përhershëm, ashtu siç na e lanë amanet atdhetarët e çështjes kombëtare. Gëzuar!“, ka shkruar Nagavci në rrjete sociale.