Ish-kreyparlamentarja Jozefina Topalli ka humbur sot nënën e saj.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ajo tregon se ceremonia do të jetë private, në respekt të rregullave anti-Covid dhe se kërkon nga dashamirësit vetëm lutje për shpirtin e saj.

“Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i mire per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private. Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone”, shkruan Topalli.