Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Dua ka kujtuar se gjatë shpalljes së pavarësisë ka qenë në Kosovë dhe e ka shikuar nëpërmjet televizionit.

URIME DITA E PAVARSIS KOSOVA!!! 13 VITE !! Unë kurrë nuk do të harrojë të se çfarë kam parë në TV gjatë kohës që isha duke jetuar në Prishtinë. E paharrueshme, krenare të shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë!”, ka shkruar Dua.