Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë që kosovarëve të iu liberalizohen sa më shpejtë vizat.

Në një shkrim në Facebook, Beyer ka cituar diplomatin gjerman, Wolfgan Ischinger që e ka pasur të njëjtën kërkesë.

Beyer ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e tij.

Ai thotë se nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, e se liberalizimi duhet të ndodhë tani.

“Siç ka thënë ambasadori prof.Wolfgang Ischinger: “Në rregull, ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i papërmbushur i BE-së – është në pyetje kredibiliteti i BE-së!” – me këtë unë pajtohem plotësisht dhe e perforcoj duke thënë: Jo më justifikime të padrejta. Liberalizim të vizave tani!”, ka thënë ai.

Burimi: Express