Thonë se Melania Trump është bërë xheloze ndaj gjithë vëmendjes që Jill Biden, Zonja e Parë e Amerikës, ka marrë në media.

Jill ishte në kopertinën e Revistës People që javën e kaluar, pa u bërë një muaj nga hyrja në Shtëpisë e Bardhë. Jill ka prekur zemrat e gjithë botës për shkak të historisë së dashurisë me Biden, por edhe përkushtimit ndaj dy djemve të tij, që e kishin humbur nënën në aksident.

Jill mori vëmendjen e mediave se dekoroi shtëpinë për Shën Valentin, duke i dhënë rëndësi një dite që Zonjat e tjera të Shtëpisë së Bardhë nuk ia kishin dhënë.

Ish-këshilltarja e Melania Trump tregon sot se ajo mbajti një profil të ulët. Refuzoi intervistat dhe kopertinat gjatë kohës që Donald Trump ishte president. Tani është penduar, duke qenë se rezultoi Zonja e Parë më pak e vlerësuar në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Jill Biden nuk ka humbur kohë. Ajo thjesht po shfaq veten, ashtu siç është.

Burimi: Metro