Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  kanë bërë të ditur se procesi i numërimit të votave të diasporës nuk do të zgjas shumë.

Sipas zëdhënësit, Valmir Elezi, së shpejti do të fillojnë të hapin pakot e ardhur nga diaspora në mënyrë që të nisë numërim i i votave nga atje.

Elezi ka shtuar se supozohet se janë rreth 43 mijë pako që kanë ardhur nga diaspora, raporton FemInfo.

Pasi të hapen ato do të dihet saktë sa është numri i fletëvotimeve që vijnë jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, ka deklaruar se numërimi i votave nga diaspora nuk zgjat shumë, ai mund të përfundoj më së largu brenda dy ditësh.